E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – SHBA: Mbështetje e hekurt për Izraelin mes kërcënimeve të sulmeve nga Irani

UASHIGNTON, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, Joav Gallant dhe e siguroi atë për mbështetje të hekurt të SHBA në rast të një sulmi hakmarrës nga Irani, njoftoi Pentagoni.

”Ata diskutuan gjithashtu lëvizjet amerikane për të përmirësuar mbrojtjen e forcave, për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Izraelit dhe për të frenuar tensionet në rajon”, sipas Pentagonit.

Pentagoni tha se ”Austin shprehu gjithashtu mbështetjen për një armëpushim në luftën e Gazës dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura në Rripin e Gazës”.

Tensionet në rajon janë rritur pas vrasjes së komandantit të lartë të Hezbollahut Fuad Shukr në Bejrut dhe shefit të Hamasit Ismail Haniyeh në kryeqytetin iranian, Teheran.

Në dritën e kërcënimeve të fundit të Iranit për një sulm ndaj Izraelit, është e pasigurt se kur dhe si mund të ndodhë hakmarrja.

Udhëheqja iraniane dhe milicia e Hezbollahut në Liban, aleati i saj, i janë referuar vazhdimisht “ditëve të ardhshme”./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›