E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – SHBA një miliard dollarë ndihma për Kolumbinë

UASHINGTON, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Shtetet e Bashkuara njoftuan qëllimin e tyre për të ofruar një miliard dollarë ndihmë për politikat ekonomike dhe të sigurisë të presidentit të ri të Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, një aleat i presidentit amerikan, Donald Trump.

“Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me Kongresin, synojnë të shpallin një miliard dollarë ndihmë si pjesë e një pakete sigurie për të mbështetur qeverinë e presidentit De la Espriella në zbatimin e objektivave tona të përbashkëta”, tha Departamenti i Shtetit.

Kjo deklaratë u bë menjëherë pas betimit të kreut të ri të shtetit kolumbian, i cili e ka bërë rendin dhe ligjin dhe luftën kundër trafikut të drogës prioritetet e tij./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›