FOKUS – SHBA njofton sanksione të reja mbi naftën e Iranit

UASHINGTON, 6 shkurt /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sanksione të reja kundër naftës së Iranit dhe flotës së saj ‘’hije” ditën e bisedimeve në Oman.
“Departamenti i Shtetit po sanksionon 15 subjekte, dy individë dhe 14 anije nga flota në hije e përfshirë në tregtinë e paligjshme të naftës, produkteve të naftës dhe petrokimikateve iraniane”, tha zëdhënësi në një deklaratë.
Negociatorët iranianë dhe amerikanë po sot u kthyen në vendet e tyre të origjinës për konsultime, pas bisedimeve në Muscat të ndërmjetësuara nga Omani, raportoi sot media shtetërore iraniane.
“Ishte një fillim i mirë”, tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi për televizionin shtetëror. “Ne jemi në procesin e ndërtimit të besimit”, shtoi ai.
Kur u pyet nëse dhe kur do të vazhdonin bisedimet, Araghchi nuk dha një përgjigje.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmail Baghaei shkroi në X se vendimi për raundet e mëtejshme të negociatave do të merrej në konsultim me kryeqytetet përkatëse. /os/