E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Starmer-Biden: Mbështetja për Ukrainën është e palëkundur

LONDER, 6 korrik /ATSH-ANSA/ – Kryeministri i ri britanik Keir Starmer konfirmoi në telefonatën e tij të parë me presidentin amerikan Joe Biden se mbështetja britanike për luftën e Ukrainës me Rusinë ishte “e palëkundur”.

Udhëheqësit riafirmuan angazhimin e tyre të vendosur ndaj Ukrainës ndërsa Starmer nënvizoi se ”mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën është e palëkundur”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në bisedën e tij të parë telefonike me Starmer përgëzoi fitoren e tij në zgjedhje dhe i uroi atij që ”të realizojë me sukses pritshmëritë që populli britanik lidhur me qeverinë e re”.

Udhëheqësi ukrainas e shkroi këtë në X, duke shtuar se ai ishte “mirënjohës” ndaj Starmer që “e kishte siguruar atë se mbështetja e Britanisë për Ukrainën do të mbetet e pandryshuar”. /os

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›