E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Suedia raporton rastin e parë të lisë së majmunëve jashtë Afrikës

OSLO, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Suedia ka regjistruar rastin e parë të konfirmuar jashtë Afrikës të variantit më të ri të mpox-it apo të lisë së majmunëve, tha sot ministri suedez i Shëndetit Publik, Jakob Forssmed.

Rasti u gjet në rajonin e Stokholmit.

“Kjo është sigurisht diçka që ne po e marrim seriozisht”, tha Forssmed.

Ai shtoi se pacienti kishte qenë në Afrikë.

Dje, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli një emergjencë të shëndetit publik të shqetësimit ndërkombëtar (PHEIC), niveli më i lartë i alarmit, për shkak të një variant të ri të sëmundjes virale mpox në Afrikë.

Ajo tha se ekzistonte rreziku që mpox mund të përhapet përsëri ndërkombëtarisht, pas një shpërthimi në 2022 dhe të bëhet një rrezik i përhapur për shëndetin.

Varianti ”clade 1” besohet të jetë më infektiv se variantet e mëparshme dhe i aftë të shkaktojë infeksion të rëndë.

Olivia Wigzell e autoritetit të shëndetit publik të Suedisë tha se nuk kishte asnjë rrezik për publikun e gjerë.

“Sipas mendimit tonë, rasti aktualisht nuk kërkon masa shtesë mbrojtëse. Por, sigurisht që po e ndjekim nga afër zhvillimin e tij”, tha ajo.

Mpox shkakton lezione të lëkurës, ethe dhe dhimbje muskulore.

Ka dy vaksina, por ato janë në mungesë në Afrikë./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›