E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Ukraina kontrollon 80 vendbanime ruse

KIEV, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Trupat ukrainase kanë marrë kontrollin e qytetit të vogël rus të Sudzha dhe do të ngrenë një zyrë komanduese ushtarake atje, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

”Zyra do të mbikëqyrë ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe do të kujdeset për nevojat themelore të popullsisë vendase ruse”, tha Zelensky pas një takimi me Komandantin e Përgjithshëm Oleksandr Syrskyi.

Sudzha kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 5 000 njerëz.

Por, është qendra administrative e një distrikti kufitar në rajonin Kursk të Rusisë, duke e bërë rënien e tij në Ukrainë një humbje të turpshme për presidentin rus Vladimir Putin.

Zelensky, në një video-mesazh të postuar në mediat sociale, tha se ”më shumë se 80 vendbanime të tjera ishin kapur dhe se inkursioni ndërkufitar 10-ditor i Ukrainës vazhdoi të përparonte më thellë në Rusi”./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›