E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Telefonatë mes sekretarit amerikan të Mbrojtjes dhe homologut të tij rus

MOSKË, 13 korrik /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonikie me ministrin rus të mbrojtjes Andrey Belousov.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se telefonata ishte “inicuar nga pala ruse”.

“Ata prekën çështjen e parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe zvogëlimit të rrezikut të përshkallëzimit të mundshëm”, vazhdoi ajo.

Në Uashington, zëvendëssekretarja e Shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh tha se “sekretari theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës”.

Në fillim të kësaj jave, Gjermania dhe SHBA njoftuan një marrëveshje për stacionimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në territorin e Gjermanisë duke filluar nga viti 2026, hera e parë që armë të tilla vendosen në Gjermani që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Armët amerikane do të përfshijnë raketa balistike ”Tomahawk” me një rreze veprimi deri në 2 500 kilometra të afta për të goditur thellë në Rusi, si dhe raketa të mbrojtjes ajrore ”SM-6” dhe armë hipersonike të zhvilluara rishtazi.

Zyrtarët rusë kanë reaguar ashpër ndaj njoftimit, duke akuzuar Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara për nxitje të tensioneve dhe shtyrje drejt një gare armësh./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›