Denaj: Situatë e normalizuar e vatrave të zjarrit në Delvinë, mirënjohje efektivëve

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Pas një pune të pandërprerë situata e zjarreve në Delvinë është normalizuar.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj falënderoi punonjësit e zjarrfikësve, të cilët me mbështetjen edhe të forcave të bashkisë, efektivëve të Forcave të Armatosura, forcave shtesë nga Berati, por edhe dy avionë PZL nga Greqia bënë të mundur normalizimin e vatrave të zjarrit.
“Mirënjohje të gjithë efektivëve të angazhuar, si dhe autoriteteve greke që asistuan me dy avionët e tipit PZL për shuarjen e flakëve”, tha Denaj.
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit janë bërë shkak për vatra zjarri, kryesisht në jug të vendit.
1 nga 7/k.s/