E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – UNHCR: Sirianët në mërgim të mos pranojnë presionin për t’u kthyer në shtëpi

GJENEVË, 17 dhjetor /ATSH-DPA/ – Pothuaj një milion sirianë në mërgim do të kthehen në vendin e tyre në gjysmën e parë të vitit 2025, deklaroi zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Rema Jamous Imseis, drejtoreshë e UNHCR-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, tha se ”të kthyerit kanë nevojë për mbështetje për të gjetur strehim dhe punë”.

Imseis paralajmëroi kundër presionit ndaj sirianëve për t’u kthyer para kohe.

“Askush nuk duhet të detyrohet të kthehet. Ne llogarisim në shtetet që të jenë të durueshëm dhe të mos marrin vendime drastike”, theksoi ajo.

Ishte gjithashtu shumë herët për të thënë se në cilën pjesë të vendit të kthyerit do të ishin të sigurt dhe njerëzit që kishin jetuar në mërgim për vite nuk mund të pritej të paketonin valixhet brenda natës.

Imseis tha se nuk kishte pasur kontrolle të reja kufitare në Siri që nga përmbysja e regjimit të Bashar al-Asad.

Ai shtoi se UNHCR ishte në kufi dhe po vëzhgonte mijëra njerëz që hynin në vend nga Jordania dhe Turqia. Ka gjithashtu mijëra njerëz që largohen nga Siria, tha ai, por shtoi se ”nuk kishte shifra të sakta”./    /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›