E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Ukraina nënshkruan marrëveshje sigurie me Suedinë, Islandën dhe Norvegjinë

KOPENHAGË, 31 maj /ATSH-DPA/- Ukraina ka nënshkruar një marrëveshje sigurie me Islandën, Norvegjinë dhe Suedinë.

“Marrëveshja është një sinjal i fuqishëm për Rusinë – pasi në thelb e kotë të vazhdohet lufta me supozimin se vendet perëndimore do të lodhen”, tha sot kryeministri suedez Ulf Kristersson përpara ceremonisë së nënshkrimit në Stokholm.

Kristersson e përshkroi mbështetjen e Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë si një “detyrë themelore, ekzistenciale” për vendet e Evropës Veriore, siguria e të cilave kërcënohet gjithashtu nga veprimet e Rusisë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Suedinë për ndihmën e dhënë.

“Vetëm së bashku mund të ndalojmë çmendurinë e Moskës”, theksoi ai.

Marrëveshjet janë fillimisht të vlefshme për 10 vjet. Ukraina ka nënshkruar tashmë marrëveshje të ngjashme sigurie me Danimarkën dhe Finlandën.

Zelensky ndodhet në Stokholm për Samitin e tretë Ukrainë-Evropa Veriore.

Sipas Kristersson, bisedimet ishin planifikuar për sigurimin e mëtejshëm të mbrojtjes ajrore, në samitin e paqes në Zvicër në qershor, si dhe për të ndihmuar Ukrainën për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s dhe Bashkimin Evropian.

Zelensky gjithashtu do të zhvillojë takime të veçanta me krerët e qeverive të Finlandës, Danimarkës, Norvegjisë dhe Islandës. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›