E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – Zelensky kundërshton vendimin amerikan për lehtësimin e sanksioneve të produkteve bujqësore ruse

UASHINGTON/KIEV, 25 mars /ATSH-AFP/ – Shtetet e Bashkuara njoftuan sot se do të mbështesin eksportet e produkteve bujqësore dhe plehrave ruse, një ankesë nga Moska kjo, pas sanksioneve gjithëpërfshirëse të vendosura pas pushtimit të Ukrainës.

“Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në rivendosjen e aksesit të Rusisë në tregjet globale për eksportet bujqësore dhe të plehrave, do të zvogëlojë kostot e sigurimit detar dhe do të përmirësojë aksesin në portet dhe sistemet e pagesave për këto transaksione”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë duke detajuar diskutimet me rusët mbi konfliktin.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kundërshtoi sot çdo “dobësim” të sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, me Uashingtonin që tha se ishte gati të ndihmonte Moskën të lehtësonte aksesin në tregjet globale për produktet bujqësore dhe plehrat ruse.

“Ne besojmë se ky është një dobësim i pozicionit dhe një dobësim i sanksioneve”, tha Volodymyr Zelensky në një konferencë shtypi, duke komentuar propozimin e SHBA.

”Kjo mundësi nuk ishte në agjendën tonë, pala amerikane e ngriti atë gjatë negociatave në Riad”, shtoi ai./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›