FOTO-DENONCIM/ Kompania e qumështit në botë paralele! I skadon produkti më 30 shkurt

Një qytetare ka denoncuar në rrjetet sociale një rast që ngre pikëpyetje serioze mbi kontrollin e cilësisë dhe etiketimin e produkteve ushqimore në treg.
Bëhet fjalë për një produkt, kos, të kompanisë “Mireli”, në etiketën e të cilit figuron si datë skadence “30 Shkurt 2026”, një datë që nuk ekziston realisht në kalendar.

Edhe nëse bëhet fjalë për një gabim teknik, një pasaktësi e tillë në një produkt ushqimor konsiderohet serioze, pasi data e skadencës është një element kyç për sigurinë e konsumatorit.
Fax News fton kompaninë në fjalë të japë një sqarim publik mbi këtë rast, për të garantuar transparencë dhe për të shmangur paqartësitë tek konsumatorët. Ndërsa autoritetet përkatëse të bëjnë detyrën e tyre në terren.
Ndërkohë, qytetarët inkurajohen të kontrollojnë me kujdes etiketat e produkteve ushqimore dhe të raportojnë çdo parregullsi që hasin.