E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Ja pse mungoi sot Berisha në “Foltoren” para Kryeministrisë

Nuk kishte ndodhur herë të tjera por ndodhi sot.

Kryetari i Partisë Demokratike,  Sali Berisha mungoi në “Foltoren” e kësaj të hëne para Kryeministrisë, ndërsa fjalën e fundit e mbajti Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka.

LEXO EDHE: “Foltore” pa Berishën para Kryeministrisë, vendin e tij “e ze” Noka: Kjo është një ngrehinë kriminale, jo qeveri

Por mësohet arsyeja pse Berisha mungoi mbrëmjen e sotme para selisë së qeverisë.

Bashkë me bashkëshorten e tij ai ka qenë i ftuar në iftarin e shtruar nga Bashkia Kavajë.

“Album me foto nga Iftari i shtruar nga Bashkia e Kavajës. Nderim besimtarëve që agjërojnë. Zoti ua pranoftë!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›