E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO: Ky është 39-vjeçari që mashtronte biznesmenët e mëdhenj në Tiranë duke u hequr si zyrtar i lartë

FOTO: Ky është 39-vjeçari që mashtronte biznesmenët e

Personi që shihni në fotot është 39-vjeçari Florian Gjergji i shpallur në kërkim që në 10 janar të këtij viti si si koka e grupit që arriti të mashtrojë biznesmenët më të fuqishëm të Tiranës disave prej tyre duke iu marrë shuma të mëdha parash në emër të politikanëve të njohur të vendit.

Florian Gjergji u shkruante në aplikacionet e komunikimeve biznesmenëve duke u shtirur si person i njohur i politikës me post të lartë shtetëror dhe është provuar se ka mashtruar të paktën në tre raste dhe dyshohet edhe për një rast të katërt.

Dyshohet se 39-vjeçari ndodhet në Gjermani, ku prej kohësh ka organizuar të gjitha skemat e mashtrimit.

Ai dyshohet si "koka" e grupit të mashtrimit, teksa bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri

“Si rezultat i përdorimit të metodave speciale të hetimit dhe bazuar në provat e mjaftueshme të siguruara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Signal”, këta shtetas u arrestuan në flagrancë, në tentativë për të përfituar me anë të mashtrimit, në një biznes në Tiranë, shumën prej 130 000 eurosh.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 12 600 euro të tjera, të përfituara nga veprimtaria kriminale e mashtrimit. Në total, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 142 600 euro”, ka njoftuar më herët policia pas finalizimit të operacionit të koduar “Signal”.

LEXO EDHE:

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›