E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTO-Ky është Gazmir Rraja, pjesë e bandës së Fushë-Krujës dhe kushëriri i djalit të ish-deputetit të PS

Është siguruar fotoja e Gazmir Rrajës, kushëririt të Rrahman Rrajës dhe pjesë e grupit kriminal të këtij të fundit.  

Nga dosja hetimore që Report Tv disponon, Rrahman Rraja është drejtuesi i një prej bandave të Fushë-Krujës me aktivitet kryesisht në trafikimin e lëndëve narkotike. 

Emri i Gazmir Rrajës del në përgjimet e Sky Ecc, me pseudonimet “Miri” ose “ÇOKU”. Ai ka komunikimet me Rrahman Rrajën si dhe me personazhe të tjerë si Bujar Sefa. Gazmir Rraja interesohet për ngarkesën e bllokuar në doganë në Turqi. 

Bëhet fjalë për 236kg kanabis të sekuestruara nga shtetit turk në janar të vitit 2021. Gazmir Rraja u arrestua me urdhër të SPAK disa ditë më parë pas një megaoperacioni ku u goditën disa grupe kriminale kryesisht me bazë në Fushë-Krujë. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›