E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO-“Më kanë thyer këmbën”, mbështetësit e Lapajt përplasen me policinë para Kryeministrisë. Një person shoqërohet me ambulancë në..

Ka nisur me përplasje dhe tensione protesta e organizuar nga Adriatik Lapaj para Kryeministrisë. 

Protestuesit janë përplasur me kordonin e sigurisë ndërsa kanë tentuar të thyejnë edhe gardhin metalik. 

Protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë duke pretenduar se janë jashtë gardhit. 

Tensione dhe përplasje në protestën para Kryeministrisë

Tensione ka pasur në protestën para Kryeministrisë të Adriatik Lapajt. 

Lapaj dëgjohet të akuzojë policinë e ka dhunuar një protestues ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e ambulancës.  BW aporton se personi që është lënduar, i është thyer këmba pasi gjatë përplasjes pasi i është shkelur nga efektivët. 

Ndërkohë një nga protestueset dëgjohet të kërkojë ambulancën sepse sipas saj personi i lënduar është edhe me zemër. 

View this post on Instagram

A post shared by Panorama TV (@panoramatv.albania)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›