E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Ky është i riu nga Hasi që dyshohet se vrau 20-vjeçarin francez në Ksamil

Vizion Plus ka siguruar foton e 29-vjeçarit Sokrat Vata, banues në Has, i cili dyshohet se goditi me thikë dhe vrau një shtetas francez rreth 20 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

I riu francez, i identifikuar si Miguel Mendez u gjet rreth orës 05:15 në shezlongët e plazhit, përpara një lokali.

Pas ngjarjes, 29-vjeçari dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

*Policia e Sarandës ka reaguar disa orë pas ngjarjes, duke sqaruar se bëhet fjalë për një shtetas portugez dhe jo francez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›