E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Ky është punonjësi i AMP-së që shoqëronte Gimando Danin në Rinas

Fax News siguron foton e punonjësit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Sheqeri (alias Shalianji), i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin mafioz ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani.

Sipas informacioneve nga Spitali i Traumës, gjendja shëndetësore e Sheqerit është e rëndë. Ai ndodhet nën kujdes intensiv.

Punonjësi i AMP-së ishte shofer në makinën ku ndodhej edhe Gilmando Dani. Ata ishin kthyer sot nga Barcelona ku ndodheshin prej datës 7 nëntor, ndërsa në rrethrrotullimin e Rinasit iu zunë pritë me breshëri plumbash.

Gilmando Dani mbeti viktimë, ndërsa Sheqeri u dërgua në spitalin e Traumës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas atentatit punonjësit e policsë gjetës një makinë tip “Toyota” duke u djegur në fshatin Halil të Krujës, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.

LEXO EDHE: Atentati në Rinas/ Gjenden 4 armë zjarri brenda makinës së djegur në Krujë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›