Dinamika e atentatit/ Viktimat u kundërpërgjigjën me armë! Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Një atentat i mirëorganizuar ka tronditur zonën pranë Aeroportit të Rinasit, ku dy persona, të identifikuar si Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri (Shalianji), kanë mbetur të vrarë dhe plagosur rëndë brenda automjetit të tyre tip Mercedes-Benz.
Ngjarja, e cila ka të gjitha tiparet e një ekzekutimi mafioz, është kapur edhe nga kamerat e sigurisë në zonë.
Në momentin kur Mercedes C -Class, ku udhëtonte Gilmando Dani, afrohet pranë rethrrotullimit të Rinasit dëgjohen të shtëna nga një automjet Toyota, blu i errët, me targa greke.
Një personi maskuar, me një veshje ngjyrë blu, zbret nga dera e pasagjerit e makinës dhe i afrohet Mercedez Benzit duke qëlluar disa herë.
Në këtë moment nga makina ku ndodhej viktima dhe miku i tij vjen kundërpërgjigja po me armë.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Fotoja më e fundit e Gilmando Danit, viktimë e atentatit mafioz në Rinas
Pak minuta pas ngjarjes, Policia gjeti në fshatin Halil të Krujës një makinë të djegur, e dyshuar e autorëve, ku u gjendën edhe 4 armë zjarri.
LEXO EDHE: FOTO/ Ky është punonjësi i AMP-së që shoqëronte Gimando Danin në Rinas