FOTO LAJM/ Basha merr bekimin e Dervish Luzhës dhe tropojanëve
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë në Tropojë, vendlindjen e kryetarit në largim të PD-së, Sali Berisha.
Duket se tropojanët e kanë kapur sinjalin se Basha është pasuesi dhe i kanë rezervuar një pritje entuziaste atij.
Në sallë ishte vendosur edhe një banderolë ku dukeshin fytyrat e Bashës, Azem Hajdarit dhe Sali Berishës.
Nuk është mjaftuar me kaq Basha, por ka shkuar edhe në tyrben e Dervish Luzhës, shenjtorit të zonës, tek i cili besonte shumë lideri i dhjetorit, Azem Hajdari./ep


