FOTO LAJM/ Berishës i shembet rruga pesë ditë pas inaugurimit
Kryeministri Berisha është duke inauguruar ngado rrugë, të cilat janë duke u bërë me shpejtësi, në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit. Por, shumë prej tyre janë sa për fushatë dhe nuk plotësojnë kriteret e duhura. Aq sa shemben dhe prishen vetëm pak ditë më pas. Një shembull të tillë e ka sjellë deputeti socialist Erjon Braçe, nga rruga Plepa-Rrogozhinë.
Ky është bypass-i i Gosës në aksin Plepa- Rrogozhinë: Po e ribëjnë. 8 ditë më parë e hapën. Skishte kaluar kurrë më parë makinë mbi këtë segment. U shemb ditën e pestë. Sot po e bëjnë prapë. Këta bëjnë rrugë, vjedhin, rrugët ju shemben, i ribëjnë, rivjedhin dhe ne të gjithë paguajmë, shprehet Braçe./b.l
