E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Dramë në PD, Erla jep dorëheqjen si zëdhënëse e qeverisë

Erla Mëhilli, pas urdhërit të kryeministrit në ikje, Sali Berisha, që gjithë bashkëpuntorët e tij në qeveri të japin dorëheqjen, duket se e ka bërë e para këtë gjë.

Zëdhënësja e Berishës ka firmosur dorëheqjen dhe e ka ndarë këtë gjë me miqtë e saj në rrjetet sociale, ku ka hedhur një foto duke dhënë dorëheqjen.

Të paktën këtë herë Erla nuk ka derdhur lotë, ashtu siç bëri kur ishte pikërisht Berisha që jepte dorëheqjen si kryetar i PD-së. Ndoshta lotët i ka ruajtur kur Berisha të dalë për herë të fundit nga zyra e Kryeministrisë.

erla

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›