FOTO LAJM: Fytyra e përzhitur e demokracisë shqiptare
Sërish në lajmet kryesore në botë, sërish me pamje të tmerrshme. Ky më poshtë është Gjergj Ndreca, një ish- i burgosur politik, që u vetëflijua si ata murgjit tibetianë.
Videoja e tij është gjithandej në mediat e huaja, ndërsa FOTOJA e tij në spital është publikuar në HuffPost me paralajmërimin se përmbajtja e saj është shqetësuese.
Më poshtë janë edhe të tjera fotot të sotmet, të realizuara nga Reuters, në grevën e urisë të të përndjekurve dhe përpara Kuvendit, gjatë protestës që ata mbajtën.
Kjo është fytyra e demokracisë shqiptare dhe këta janë njerëzit që jetojnë mrekullinë ekonomike.





