E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë rrëzon padinë e Sokol Hasanit ndaj Berishës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar si të pabazuar kërkesën e ish-numrit dy të ALUIZNI-t Sokol Hasani, i cili kundërshtonte vendimin e prokurorisë për mosfillimin e procedimit ndaj kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Çështja ka lidhje me kallëzimin, i cili u depozitua disa muaj me pare ne organin e akuzës nga ish-zëvendës drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, ku ai pretendonte se kryeministri Berisha nuk ka reaguar ndaj shkeljeve të kryera në drejtorinë e legalizimeve, megjithëse nga ana e tij janë vënë në dispozicion një sërë dokumentesh që vërtetojnë shkeljet disa milionëshe, raporton Vizion Plus.

Për këtë arsye sipas Hasanit, shefi i qeverise shqiptare duhet të përgjigjet për akuzën e moskallëzimit të krimit. Pasi ka marrë në shqyrtim këtë çështje, organi i akuzës ka vendosur mosfillimin e saj me argumentin se nuk ka vepër penale. Ky vendim është cilësuar si i drejtë edhe nga Gjykata e Lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›