FOTO LAJM: Ja si është masakruar Sheshi Skënderbej
Share
Kjo është një foto e realizuar nga Alket Islami nga sipër Sheshit Skënderbej, pasi është hapur për makinat.
Është e qartë se pas dhjetëra vitesh ekzistencë, sheshi Skënderbej është zhdukur. Aty është një pistë garash, në mes të së cilës ka një kodër e bar. Është zhdukur shatërvani, janë zhdukur pllakat. Skwnderbeu rri tani ballë një kodre, nuk ka më shesh. Tani ka vetëm një pyll të mbjellur kuturu, asfalt rreth e qark si një kartodrom. Dhe ky shkatërrim ka një kosto rreth 5 milion euro. Pas shkatërrimit të Erzenit dhe Kopshtit Botanik, ta gëzojmë këtë masakër, të tjera do pasojnë!
