E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujrat e zeza, Bashkia inspekton zonën e Kodrës së Priftit

Kodra e Priftit

TIRANE- Bashkia e Tiranës ka inspektuar sot zonën e Kodrës së Priftit me qëllim zgjidhjen e problemit të kanalizimeve të ujrave të zeza që është kthyer prej vitesh në shqetësim për banorët

Sot kanë inspektuar këtë zonë Drejtori i Përgjithshëm i Manaxhimit të Shërbimeve Taulant Zeneli i shoqëruar nga specialistë të Bashkisë dhe kryetari i Njesisë Bashkiake numër 3, Ilir Kokona.

Zeneli tha për mediat se pas një konsultimi me qytetarët dhe me njësinë bashkiake, do të ndërhyhet për ndërtimin e kolektorit dhe mbylljen e kanalit të hapur që përshkon përmes këtë zonë.

Është parashikuar që të bëhet kolektori i ujërave të zeza, pasi siç e shikoni ketu është një kanal i hapur,  zona është e rindërtuar dhe ujërat e zeza derdhen ne  këtë kanal. Pervec kolektorit do të futet në projekt komplet zona e Kodrës së Priftit, për tu bërë e gjithë infrastruktura e nevojshme, duke përfshirë rrugën, ndriçimin dhe gjelbërimin, tha Zeneli.

Për të adresuar sa më mirë zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve të Tiranës, Bashkia po bashkëpunon ngushtësisht edhe me institucionet e tjera. Në këtë kuadër sipas, zotit Zeneli në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve, do të nisë së shpejti ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për zonën e Kodrës së Priftit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›