E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Jo, nuk është presidenti amerikan, është një shqiptar mes shqiptarëve

Gazeta Tema kishte paralajmëruar se kryeministri Sali Berisha do të vizitonte Kosovën nën masa të rrepta sigurie. Plot 300 gardistë dhe policë ishin nisur nga Tirana për të siguruar vizitën e tij në Gjakovë, të cilën Berisha e quajti si vendlindjen e tij. Më pas ai shkoi në Deçan, ku edhe mori titullin e qytetarit të nderit. Berisha deklaroi se shqiptarët do të bashkohen në Bashkimin Europian, ndërkohë që ishte ylli i festës, pavarësisht se të pranishëm ishin edhe kryeministri dhe presidentja e Kosovës.

Por edhe pse ka pasur shumë kosovarë që donin ta takonin, kjo ka qenë e vështirë, për shkak të gardhit që rrethonte kryeministrin Berisha, dhe që të kujtonte sigurinë për presidentin amerikan Xhorxh Bush, kur erdhi në Shqipëri. Madje në Fushë Krujë ai ishte më pak i mbrojtur dhe arriti të takojë ndonjë qytetar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›