FOTO LAJM: Kontrabandon spermën për të ngjizur beben
Kjo histori duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Palestinezja Dalal Rabya sheh e lumtur fëmijën e saj, të lindur në spitalin Nablus në West Bank. Lumturia e nënës për vogëlushin Mohand është e madhe.
Por çfarë ka të veçantë këtu? Babai i Mohand, Ammar Al-Zeben nuk ishte i pranishëm gjatë ngjizjes. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm në burgjet izraelite.
Vogëlushi ka lindur përmes fekondimit artificial. Ammar Al-Zeben e ka kontrabanduar spermën përmes burgut jashtë.
