I paske bërë lëmsh të gjitha zoti Mandela (FOTO)
Ai është stërnipi i Nelson Mandelës dhe imazhi kryesor i familjes Mandela.
Vetë Nelson thotë se Mandla Mandela, 38 vjeç, është trashëgimtari i tij në politikë.
Por Mandla është përfshirë në një seri skandalesh që kulmuan me një deklaratë ditën e sotme.
Mandla, që është edhe deputet në parlamentin e Afrikës së Jugut dhe kryetar i një fisi të rëndësishëm Thembu, u martua me të shoqen e tij, Tanda Mabunu në një ceremoni tradicionale në vitin 2004.
Por gjashtë vjet më vonë ai u martua me një adoleshente franceze, edhe pse ishte akoma i martuar me gruan e parë. Ai u martua me Anais Grimaud duke sfiduar ligjet e vendit, që nuk e lejojnë bigaminë.
Në shtator të vitit të shkuar francezja bëri një djalë dhe ai u quajt Qheya nga vetë Mandela.
Gjërat u komplikuan sërish vjet në dhjetor kur Mandla u martua edhe me një princeshë nga Suazilandi, Nodiyala Mbali Makhathini.
Por sot, krejt papritur, Mandla bëri të ditur se i ka dhënë fund martesës me francezen Grimaud.
Familja Mandela e ka dërguar Anais Grimaud në shtëpinë e saj pasi u zbulua se ajo kishte një aferë me një nga vëllezërit e mi, thuhet në deklaratën e Mandla-s.
Mund të konfirmoj se testet e ADN-së rezultuan se fëmija nuk është i imi, tha ai për djalin e lindur vjet.
Si shumë lëmsh i ka bërë punët pasardhësi i qëndrestarit Mandela.


