FOTO LAJM/ Rinia në Indinjatë ironizon deputetët shqiptarë
Rinia në Indinjatë ka dalë sërish në protestë gjatë ditës së sotme, në rrugën Sami Frashëri.
Këtë radhë, ata kanë vendosur që të ironizojnë me deputetët shqiptarë, duke vendosur fotot e tyre në rrugë dhe sipër fotove disa mbishkrime që i përcaktojnë më së miri këta politikanë.
Dy mbishkrimet më të goditura kanë qenë për kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha dhe për deputetin Kastriot Islami.

