Kryeministri Berisha, inaguron aksin Aranitas-Ballsh

Kryeministri Berisha ka inauguruar përfundimin e aksit Aranitas-Ballsh në Fier, një aks me vlerë 134 mln lekë.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë ka deklaruar se investimet do të vazhdojnë në të ardhmen.
I pranishëm gjatë inagurimit të përfundimit të aksit, kryeministri Berisha tha se rruga do të ketë impakt jo vetëm tek banorët e e zones, por në mënyrë të veçantë në rritjen e turistëve shqiptarë dhe të huaj.
Kryeministri ka përsëritur për drejtusit vendorë se qeveria do të financojë çdo projekt të komunave dhe bashkive, për të ndryshuar për mirë jetën e qytetarëve shqiptarë në cdo cep të Shqipërisë.