E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: Rrëshqet autobusi në Llogara, shpëtojnë turistët holandezë

Share

Një autobus me turistë holandezë i shpëtoi mrekullisht një aksident në Qafën e Llogarasë. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite, raporton Shekulli. Rreth 40 turistë holandeze ishin në autobus.

Mjeti u bllokua për shkak të një kthese të fortë që vinte nga e djathta e tij në zbritje, duke bërë që të rrëshqiste dhe për pak momente të krijonte panik tek pasagjerët, por edhe tek udhëtarët e mjeteve të tjera që ndodheshin pranë autobusit.

Moti i lagësht me shi që kishte krijuar terren rrëshqitës, por, edhe ngushtësia e segmentit në kthesë bëri që autobusi i gjatë dhe me përmasa mbi standardin e rrugës të kishte vështirësi për të manovruar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›