E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paga e policit është ulur në 62 përqind që nga viti 2003

Share

Në një institucion të zbatimit të ligjit, paga e një pastruesi është më e lartë se paga e një punonjësi bazë të policisë

Duken fakte të pabesueshme këto, por janë të vërteta. Këtë e konfirmon vetë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në një raport të përgatitur nga specialistët më të mirë të saj, në bashkëpunim me programin ICITAP, misionin PAMECA dhe Sindikatën e Policisë. Raporti është publikuar sot nga e përditshmja Shqip dhe i është dërguar edhe qeverisë, e cila bën një sy qorr dhe një vesh shurdh.

Në të vërtetë, paga bruto e çdo punonjësi policie është rritur, por ajo neto, pikërisht paratë që çdo efektiv dërgon në shtëpi, janë pakësuar, pa llogaritur në këtë mes rritjen ndër vite të inflacionit. Në raportin e përgatitur thuhet shkoqur se paga e policisë nuk i reflekton si duhet përgjegjësitë e pozicionit të punës. Në një institucion të zbatimit të ligjit, paga e një pastruesi është më e lartë se paga e një punonjësi të patrullës së përgjithshme në Policinë e Shtetit, apo paga e Drejtorit të Përgjithshëm në Administratën Publike që menaxhon në disa raste deri në 5 -7 punonjës është e njëjtë ose dhe më e lartë se paga e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili menaxhon 9915 punonjës policie, thuhet në raportin për uljen e pagave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›