E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOTO-LAJM/ Shqiptarët ngrenë banderolën e veçantë: Spanjë të duam, por na duhen 3 pikët. Ju lutemi, njiheni pavarësinë e Kosovës

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës do të luhet sonte në orën 21:00 në Dyseldord, ndërsa 35 mijë shqiptarë pritet të jenë të pranishëm në stadium.

Tifozët shqiptarë kanë qenë të shumtë dhe kanë ndezur atmosferën përpara kësaj sfide, tepër të rëndësishme për fatin e Shqipërisë në “grupin e ferrit”.

Dy tifozë shqiptarë kanë shpalosur një banderolë me një mesazh kuptimplotë.

“Spanjë, ne të duam, por na duhen 3 pikët. Spanjë, ju lutemi, njiheni pavarësinë e Kosovës.

Nuk do humbasësh asgjë. Ju do keni respekt si një mik i vërtetë”, thuhet në banderolën në anglisht të dy tifozëve./m.j

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›