E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Atmosferë e zjarrtë: Mijëra tifozë ‘pikturojnë’ kuqezi Dusseldorfin, këngë dhe valle tradicionale para Spanjës! ‘Uragani’ marshon drejt stadiumit

Mijëra tifozë shqiptarë kanë ‘pikturuar’ kuqezi Dusseldorfin. Tifozët e Kombëtares shqiptare mbushën rrugët e qytetit gjerman në mbështetje të kuqezinjve, të cilët sonte në 21:00 përballen me Spanjën.

Të veshur kuqezi, me flamuj nëpër duar, tifozët shqiptarë kërcyen me këngë tradicionale shqiptare. Tifozët marshuan drejt stadiumit, i cili ka hapur dyert për përballjen Shqipëri-Spanjë për EURO 2024. Report Tv dhe Shqiptarja.com me gazetarin Ernest Koçi sjellin atmosferën nga Gjermania.

Ndeshja me Spanjën shihet shumë e vështirë nga tifozët, por ata shpresojnë dhe urojnë një fitore. 3 pikëshi do të t’i siguronte Shqipërisë kalimin në fazën tjetër të europianit.

‘Uragani’ kuqezi dhuron spektakël në Gjermani, tifozët e Kombëtares marshojnë drejt stadiumit
Mijëra tifozë shqiptarë ndodhen në Dusseldorf në mbështetje të kombëtares shqiptare që përballet me Spanjën.

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin atmosferën. Tifozët kuqezi janë nisur drejt stadiumit.

Sot Spanjë-Shqipëri, tifozët kuqezi nisen drejt stadiumit Dyseldorf Arena
Tifozët kuqezi janë nisur drejt stadiumit të Dyseldorf Arena për të ndjekur ndeshjen Spanjë-Shqipëri në orën 21:00.

Atmosfera në Dortmund është elektrizuese, ndërsa Report Tv e përcjell përmes gazetarit Ernest Koçi.

Të veshur kuqezi dhe teksa mbajnë në duar flakadanë dhe një banderolë ku shkruhet ‘Tifozat Kuq e Zi’, tifozët po marshojnë drejt stadiumit, për të ndjekur kombëtaren shqiptare.

Tifozët shqiptar ‘pushtojnë’ Dusseldorf, të veshur kuqezi kërcejnë me tupana

14 / 14

1 / 14

2 / 14

3 / 14

4 / 14

5 / 14

6 / 14

7 / 14

8 / 14

9 / 14

10 / 14

11 / 14

12 / 14

13 / 14

14 / 14

Tifozët kuqezi kanë ‘pushtuar’ rrugët e Dusseldorf për ndeshjen që do të zhvillihet sot në mbremjë në orën 21: 00, mes Spanjës dhe Shqipërisë.
Nga Dusserfold, gazetari Ernest Koçi, ka sjell atmosferën, ku tifozët të veshur kuqezi dhe me plis janë duke kërcyer valle me tupana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›