FOTO LAJM/ Zoti kryeministër, i fut ti mbesat e tua në këtë banjo?
Në takimet e tij elektorale, kryeministri përmend me krenari ndërtimin e qindra shkollave, të cilat, sipas tij, janë të pajisura me kushtet më të mira, duke nisur që nga kompjuterët dhe interneti.
Por, duket se jo të gjitha shkollat kanë fatin e mirë të kenë ato që thotë kryeministri.
Madje, ka prej tyre që nuk kanë as banjë.
Një prej këtyre shkollave gjendet në fshatin Çerme Proshkë në Lushnjë, e cila për banjë ka një kasolle të sajuar.
Deputeti Erion Braçe, që ka postuar një foto të saj, pyet Berishën nëse do i çonte mbesat e veta në këtë shkollë.
Është banjo e shkollës 9- vjeçare në fshatin Çerme Proshkë në komunën Tërbuf-Lushnje.
Sali, i fut ti mbesat e tua në këtë banjo?
Sali, i çon ti mbesat në një shkollë me të tilla kushte?
Turp të kesh gjyshi Berisha! Për atë që je dhe për atë që ske bërë, shprehet deputeti socialist./b.l
