Berisha, SMS qytetarëve dhe Ramës për arritjet e qeverisë
Gjatë mesditës së sotme, në telefonat celularë të shqiptarëve ka ardhur një sms nga kryeministri Berisha, që numëron arritjet e qeverisë.
Së bashku arritëm shumë. Gjetëm një vend jashtë NATO-s, me radhë për viza, me rroga e pensione mjerane e me mungesa në drita, ujë, rrugë, shkolla e investime. Sot vendi ka ndryshuar shume, por kemi ende shumë për të bërë. Mirëpres sugjerimet tuaja për mandatin e ri tek 067 2099410. Miqësisht, Sali Berisha, thuhet në mesazhin e Berishës.
SMS-ja e Berishës, e cila në fakt është një shkelje e privatësisë nga kompanitë telefonike, i ka shkuar edhe kreut të opozitës, Edi Rama, që ka ironizuar me këtë gjë, duke i kthyer përgjigje kryeministrit.
Më erdhi një sms nga Saliu! Do sugjerime nga njerëzit. Unë i sugjerova të shkojë të punojë gjysh full time tani, se dhe rrugët u lodhën me të, shprehet Rama./b.l