E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Çim Peka se ndal sulmin ndaj qeverisë (me ndihmën edhe të PS-së)

Në faqen zyrtare në Facebook të Partisë Socialiste mund të gjesh edhe këtë foto të rrugës Krumë- Kukës.

Në fakt foto është postuar në Facebook nga gazetari hasjan, Çim Peka, por është shpërndarë nga vetë PS në ditën kur kryeministri Sali Berisha vizitoi Kukësin, për të inauguruar një copë rrugë, që lidh Kukësin me Shishtavecin.

Për kryeministrin është normale që të inaugurojë disa metra asfalt, por gazetari Peka ka treguar se në çgjendje të mjerueshme është rruga që lidh Kukësin me Hasin.

Kryeministri Sali Berisha ka hapur disa fronte rrugësh në këtë rreth, por ka mbetur pa përfunduar asnjërën, por vetëm sa i ka nisur.

Duke u kthyer nga Hasi për në Tirane. Duhet të kap orën 21.00 për emisionin. Kjo është rruga nacionale Krume-Kukës. Me besimin se nga kjo rrugë i bie Prefekti për të shkuar në zyrë dhe duhej të ishte rregulluar. Punimet kanë filluar para 4 viteve. Tani i kuptoj hasjanët që i bien nga Kosova për të ardhur në Kukës. Kësaj rruge i bien vetëm ata që kanë zyrë në Kukës. Siç duket, rruga për në zyrë nuk ka rëndësi. Zyra po, shkruan Peka.

cim peka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›