PD vijon sulmet ndaj Kokëdhimës: Rama zëvendësoi trëndafilin e PS-së me thesin e Koços
Akuzat dhe sulmet e PD-së ndaj dyshes Rama-Kokëdhima kanë nisur të jenë refren i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, por edhe të Bashkisë së Tiranës. Kjo, duke qenë se gjatë ditës së sotme, ka dalë pikërisht nënkryetarja e bashkisë, Jorida Tabaku, për të akuzuar kryesocialisin Rama dhe Koço Kokëdhimën.
Gjatë një konference për shtyp, Tabaku ka thënë se shumica e tenderëve në kohën e Ramës së kryebashiak i Tiranës, kanë përfunduar në thesin e Koços.
Modeli Rama Kokodhima futi në thesin e Koços jo pak, por mbi 19 milionë dollarë! Shqiptarët mësuan se filozofia e modelit RamaKokëdhima është vjedhja e taksave: Rama i kishte falur Koços, si t’i kishte paratë e tij, 1.25 milionë dollarë nga detyrimet qe i kishte bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës, tha nga selia e PD-së Tabaku.
Gjatë fjalës së saj, Tabaku ka treguar një leje ndërtimi të dhënë nga Rama për Koço Kokëdhimën, me të cilën, sipas saj, është shkelur ligji.
Në këtë leje ndërtimi, ndërtuesi Kokëdhima ka futur të gjithë unazën prej 25 metrash të gjerë si sipërfaqe e sheshit të ndërtimit!!!
Por, pse duhej përfshirë unaza e madhe e qytetit në shesh ndërtimi të pallatit të Kristaq Kokdhimës. Sepse vetëm në këtë mënyrë, duke shpallur edhe të gjithë gjerësinë e unazës në shesh ndërtimi, Koço mund të dyfishonte sipërfaqen e ndërtimit, e cila në përputhje me normat e urbanistikes, pa sipërfaqen e unazës duhet të ishte dy herë më e vogël. Jo vetëm kaq, por ndërtimi i Koços del edhe përtej kësaj sipërfaqeje dhe shtrihet në pronat e fqinjit!
Si kjo leje e kundraligjshme, Koço ka marrë 4 nga Rama me 25,000 m2 ndërtime dhe betonizim të qytetit. Shqiptarët e kanë ditur, por sot e kanë edhe të dokumentuar, se modeli Rama Kokëdhima është modeli i përfitimit të shumicës absolute të tenderave për vete, i zaptimit të hapësirave publike dhe pronës private, i vjedhjes së taksave të parashikuara për shtrimin e rrugëve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, u shpreh Tabaku.
E gjithë Shqipëria do ti thotë JO modelit Rama-Kokëdhima, sepse shqiptarët e panë se simboli i Partisë Socialiste, trëndafili, është zëvendësuar nga thesi i Koços, e mbylli deklaratën e vet nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës./b.l