E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Mbyllet seanca në Hagë, detaji simbolik në veshjen e Jakup Krasniqit tërheq vëmendjen e të gjithëve

Pas fjalëve të fundit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, u mbyll seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës.

Vendimi për ta do të jepet pas 90 ditësh.

Në seancën e kësaj të mërkure, katër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbajtën dëshminë e tyre të fundit para trupës gjykuese.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, secili, ngulën këmbë në fjalët e tyre përmbyllëse se ndihen tërësisht të pafajshëm dhe mbrojtën luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si të drejtë dhe për çlirimin e një populli që po përballej me një luftë agresore.

Ata thanë se nuk kanë kryer krime dhe se Prokuroria nuk ka mundur t’i arsyetojë akuzat, siç thanë, të pabazuara, kundër tyre.

LEXO EDHE: “Krenar për çfarë kam bërë”/ Thaçi: Jam plotësisht i pafajshëm!

Por ajo çfarë ra më shumë në sy gjatë fjalimeve, ishte “look-u” i Jakup Krasniqi, i cili u shfaq me një detaj sombolik, teksa kishte vendosur një kravatë me shqiponjë.

Ish-eprorët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Prokuroria Speciale në Hagë ka kërkuar 180 vite burg në total (nga 45 vite për secilin).

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›