E Diel, 1 Nëntor 2026

Krerët e shtetit të Kosovës bëjnë homazhe në Prekaz

PRISHTINË, 17 shkurt /ATSh/ Në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës krerët shtetëror kanë zhvilluar homazhe te kompleksi memorial në Prekaz, për të nderuar familjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendarja, Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti e kabineti qeveritar sot bënë homazhe tek varrezat e familjes Jashari që ranë për lirinë e vendit, raporton KosovaPress.

Përpara homazheve në Prekaz, krerët shtetërorë bënë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, kompleksi memorial i të pagjeturve.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›