E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

Këtë të shtunë është paparalajmëruar protestë kombëtare para Kryeministrisë. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit janë mbledhur disa deputetë të Partisë Demokratike dhe simpatizantë.

Ata nisën marshimin nga selia e PD drejt godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë në krye janë Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.

Direkt pas mbërritjes para Kryeministrisë, protestuesit kanë djegur jastëkët (shiltet) e vendosura nga Rama në tryezën e dialogut.

Ky procesion politik u krye nën ritmin e daulles, thirrjeve dhe valleve në shesh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›