E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTO/ Pasuri të paluajtshme në Dubai! Neymar blen super apartamentin 50 milionë euro, me ashensor edhe për makinën

Futbollisti brazilian Neymar Jr ka blerë një apartament 200 milion Dhh (54.5 milion dollarë) në Bugatti Residences nga Binghatti, projekti i parë rezidencial në botë i markës Bugatti në Dubai. Zhvillimi në Business Bay ofron veçori të personalizuara dhe një plazh privat të frymëzuar nga Riviera Franceze, tha zhvilluesi i Dubait .

Apartamenti i Neymar Jr, pjesë e koleksionit të Sky Mansion, përfshin një pishinë private, një ashensor makinash private për të transportuar makinat drejtpërdrejt në apartament dhe pamje nga Downtown Dubai. Neyman Jr, i njohur për driblimin e tij, shpejtësinë dhe të qenit një nga sportistët më të ndjekur në mediat sociale, iu bashkua skuadrës Saudite të Ligës Pro Al-Hilal në vitin 2023.

Ceremonia e nënshkrimit të kontratës u zhvillua këtë të hënë nga shefi i shitjeve të Bugatti-t, Abdullah Binghatti dhe Neymar, që shoqërohej nga e dashura e tij, Bruna Biancardi dhe babai i tij, Neymar da Silva. /vizionplus.tv

View this post on Instagram

A post shared by Binghatti بن غاطي (@binghatti)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›