E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vendosnin skedina në telefonat e tyre, arrestohet punonjësi i bashkisë Maliq dhe një person tjetër

Një punonjës i bashkisë Maliq dhe një person tjetër kanë rënë në prangat e policisë.

Mësohet se arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e djeshme, pas informacioneve se vendosnin skedina në telefonat e tyre.

Komisariati i Maliqit ka ushtruar kontroll në lokalin e njërit prej të arrestuarve (në pronësi të babait) në fshatin Plasë, ku janë gjetur telefona që kishin vendosur baste sportive.

Ndër të tjera, në telefonat e dy të arrestuarve janë gjetur komunikime në “WhatsApp” ku ata vendosnin shuma të ndryshme lekësh në skedina.

Dyshohet se janë më tepër se 150 skedina të vendosura brenda një periudhe të shkurtër, thuajse një muaj.

Të dy të arrestuarit  me iniciale K.Sh. dhe S.F. u arrestuan pas konstatimit të bisedave dhe fotove të skedinave që i mbanin nëpër telefona, si edhe programit që i vendosnin këto baste sportive.

Ndaj tyre rëndojnë disa vepra penale si “organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “vënia në dispozicion për lojëra të palejuara” dhe “fshehja e të ardhurave”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›