E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO REPORTAZH: 1000 qytete në protestë

Share

E gjithë bota po zien. Të shtunën në mbarë botën njerëzit dolën në rrugë për të protestuar kundër babëzisë së bankave, kundër kapitalizmit dhe globalizimit. Shumica e protestave ishin paqësore.

Por në Romë protesta u bë e dhunshme. Disa makinave iu vu flaka, flamujt e BE dhe të Italisë u dogjën në një hotel. Policia u desh të përdorte gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën. Në 1 mijë qytete u protestua me sloganin Jemi 99 përqind. Protesta nisi në fillim në Spanjë nga një grup i quajtur Të Indinjuarit. Ajo u pasua nga nisma e disa njujorkezëve Pushtoni Uoll Stritin. Tani është përhapur në mbarë botën. Disa fjalë se do protestohej edhe në Tiranë kanë rezultuar thjesht të tilla.

Në Romë

Në Londër

Në Rumani

Në Berlin

Në Hong Kong

Në Sidnej

Në Zyrih

Në Stokholm

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›