E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Topalli, spikerja që reciton tekstet e të tjerëve, por nuk di të flasë shqip

Share

Presidenti Bamir Topi, i cili ndodhej në një vizitë në qytetin e Shkodrës, ku ka dekoruar personalitete të njohura dhe mori pjesë në homazhet e aktorit Ndrekë Prela, i është përgjigjur zv/ministrit të Mjedisit, që e sulmoi politikisht presidentin Topi për rikthimin në Kuvend të ligjit për mbetjet. Topi tha se ka fituar të gjitha betejat e karakterit juridik. Ai shtoi se gjuha që përdori zv/ministri ishte e papërshtatshme.

Së pari këta zotërinj duhet të dinë të komunikojnë në një shtet demokratik, ku pushtetet janë të ndara sipas vullneteve të individëve, por sipas Kushtetutës. Gjej rastin të shpreh vullnetin që kam shprehur përmes dekretit tim. Mund tu them që të gjitha betejat e karakterit juridik që janë zhvilluar, konsiderohen të fituara, mjafton të merrni në konsideratë çështjen e pronave, Kushtetuesja i shkoi në sintoni presidentit. U sugjeroj këtyre zotërinjve që të mos i trajtojnë në dritën politike.

Ishte e argumentuar në planin juridik, por Kushtetuta detyron shtetin edhe në planin social. Nuk kam parë ndonjë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit që është kaq pak i interesuar për mjedisin. Orientohuni tek mendimi e shqetësimi i qytetarëve, tha Topi.

Më pas ai iu përgjigj komenteve që kryetares së Kuvendit, që e ka quajtur pjesë të celulës antievropiane bashkë me kreun e PS. Presidenti tha se ajo është një spikerë që nuk reciton mirë ato që i thonë të tjerët.

Së pari, këta zonjë apo zotërinj duhet të mësojnë artin e komunikimit qytetar, sepse komunikojnë publikisht me institucionin e presidentit. Së dyti, nëse do dalim në një plan tjetër, spikeri përgjithësisht i merr tekstet nga të tjerët. Çështja është sa mirë e reciton tekstin. Por së paku në komunikim të jenë qytetarë dhe ta flasin gjuhën shqipe në mënyrë korrekte, tha Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›