FOTO REPORTAZH/ Festojnë vdekjen e Margaret Thatcher me anarki në rrugë
Qindra njerëz vërshuan në rrugët e Britanisë së Madhe pas thirrjeve për të festuar vdekjen e Margaret Thatcher.
Të majtët kishin organizuar festime me këtë rast, por festimet për vdekjen e Zonjës së hekurt u kthyen në të dhunshme.
Shumë dyqane u thyen, ndërkohë që anarkia pushtoi rrugët e disa qyteteve të mëdha në Britaninë e Madhe.
Pasi u dha lajmi se ajo kishte vdekur, në internet vërshuan mesazhet për të festuar këtë gjë.
Ish- kryeministrja konservatore e Britanisë së Madhe e ka ndarë opinionin publik që në kohën kur ishte në detyrë. Kjo ndarje ka vazhduar deri në ditët e sotme.
Asaj iu refuzua ndërtimi i një memoriali në qytetin e lindjes.
Ekziston frika se të majtët mund të reagojnë në mënyrë të dhunshme edhe gjatë funeralit që saj, që pritet të kushtojë se paku 8 milion sterlina.
Turmat nëpër qytete këndonin: Ajo nuk është gjallë, ajo nuk është gjallë.
Kam pritur prej 30 vitesh që ajo shtrigë të vdesë, tha një i papunë, që po pinte në rrugë.
Thatcher ishte kryeministrja që privatizoi shumë ndërmarrje shtetërore, uli ndikimin e sindikatave dhe pati ndikim në politikën globale./ep















