E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Topi: Në lokale bëhen koalicione jo në bazë programi, por në numra komisionerësh (VIDEO)

media 2 (4)Fryma e Re Demokratike ka prezantuar programin për rininë në qytetin e Pogradecit.

Kryetari i FRD, Bamir Topi, u tha të rinjve se janë vetë ata që kanë në dorë fatin e politikanëve dhe vendit të tyre dhe jo politikanët fatin e të rinjve.

FRD nuk i trajton të rinjtë si dekor elektoral, por si pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes. Sot orientimi drejt profesioneve është totalisht jo profesional, madje ky orientim nuk krahasohet as me perceptimin që kishte Shqipëria e viteve 30 për to, tha kryetari i FRD.

Sot lokaleve të Tiranës hidhen tendera koalicionesh të çastit, të cilat nuk bazohen në program, por në numra komisionerësh. Është demoralizuese për qytetarët dhe pjesëmarrjen e tyre në votime fakti që diskutohet ende ruajtja e votës, theksoi Topi.

FRD premton që hapësirat për të rinjtë të jenë natyrale dhe të ndershme dhe të injektojnë kudo frymën e re, përfundoi Topi.

Programi i FRD për rininë

-Në çdo akt politik të FRD-së, rinia do të jetë pjesëmarrëse direkte për ta bërë kuotën rinore të përfaqësimit sa më reale në parlament e qeverisje.

-Paketë reformash arsimore e sociale që synojnë dyfishimin e buxhetit për rininë.

-Ndjekjen e politikave specifike në punësimin e të rinjve.

-Stimulimin e vetëpunësimit të të rinjve nëpërmjet kredive të vogla e lehtësuese.

-Shtrirjen në çdo qytet universitar të Kartës së Studentit.

-Një politikë të qartë nxitëse e mbështetëse për rikthimin e të rinjve nga jashtë vendit./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›