FOTO REPORTAZH/ Flamuri, krenaria e tyre, është kudo
Vetëm kur Shannon Davis u kthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi kishte qëndruar për katër vite në Britaninë e Madhe, vuri re se sa shumë flamuj amerikanë gjendeshin kudo.
Fotografja vendosi që të realizojë një projekt ku të dokumentojë se sa shumë e tregojnë patriotizmin e tyre amerikanët, duke e shpalosur flamurin në vendet nga më të të ndryshmet, madje edhe të çuditshme.
Duke folur për CNN ajo thotë se e quajti projektin e saj aktet e rastësishme të shfaqjes së krenarisë, pasi u habit me faktin se sa shumë flamuj sheh në vend./ep
























