FOTO REPORTAZH/ Ja si po shkatërrohet një tjetër trashëgimi antike
Kalaja antike e Dorëzit po shkatërrohet ngadalë.
Alarmi vjen nga studiuesi Auron Tare, që ka nisur një seri fotosh të gurores që po gërryen akropolin antik të kësaj kalaje të rrethit të Tiranës.
Batërdia ka kohë që ka nisur, ndërkohë që kjo zonë nuk është në mbrojtje të institucioneve.
Kalaja e Dorëzit ndodhet disa kilometra larg Tiranës dhe është një nga kalatë më të vjetra në vend./ep










